Ministria e Ekonomisë del me komunikatë: Për shkak të fuqisë së tërmetit në Rumani, lëkundjet janë ndjerë në Kosovë - NACIONALE

Ministria e Ekonomisë del me komunikatë: Për shkak të fuqisë së tërmetit në Rumani, lëkundjet janë ndjerë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëkundje të lehta janë dëgjuar sot në Kosovë, pas një tërmeti prej 5.7 shkallësh në Rumani.

Në lidhje me këtë, ka reaguar ministria e e Ekonomisë së Kosovës e cila konfirmon se rreth orës 14:16 Rumania është goditur nga një tërmet dhe se lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë.

“Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së tërmetit dhe veprimit të energjisë së liruar në një rreze deri në 500 km.” – bëhet e ditur në njoftim.

Komunikata e plotë:

Ministria e Ekonomisë njofton qytetarët se Kosova nuk është goditur nga tërmeti, por se janë ndjerë lëkundje të shkaktuara nga tërmeti që ishte me epiqendër në Rumani.

Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më datë 14.02.2023 në ora 14:16 sipas kohës lokale, Rumania është goditur me një tërmet me magnitudë 5.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VII-VIII ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 40 kilometra.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së tërmetit dhe veprimit të energjisë së liruar në një rreze deri në 500 km.

Lajme të ngjashme