Ministri Peci i hyn ‘rrastë’ arkivës në Ministri: Qeveria PDK-LDK e ka paditur Fahrije Hotin për kthimin e 17 mijë eurove - NACIONALE

Ministri Peci i hyn ‘rrastë’ arkivës në Ministri: Qeveria PDK-LDK e ka paditur Fahrije Hotin për kthimin e 17 mijë eurove

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duket se i ka hyrë thellë arkivës në Ministrinë e Bujqësisë.

Edhe pse në fillim deklaroi se nuk ka qasje te grantet, Peci duket se ka qasje nëpër arkivë.

Ai ka publikuar një dokument, që sipas tij, dëshmon se qeveria PDK-LDK e kishte paditur Fahrije Hotin e Krushës, duke i kërkuar kthimin e 17 mijë eurove.

Postimi:

Tash a Kushës a Krushës me jau kthy cent m'cent?

A e dini që në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur znj. Fahrie Hoti përkatësisht Kooperativën Bujqësore "KRUSHA" dhe i ka kërkuar kthimin e 17,800 eurove që i kishin fituar si grant? Tash e dini. Media kemi pasur edhe në vitin 2017. Por në lajme nuk e kemi parë asnjëherë. Për rikujtim në vitin 2017, qeverisnin bashkë LDK dhe PDK. Kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK). Ministër i Bujqësisë ishte Memli Krasniqi (PDK).

Kurse nesër do t'iu tregoj se si Grave të Krushës u janë refuzuar grantet edhe nga qeveria Haradinaj.

Lajme të ngjashme