Ministri i Mbrojtjes e Komandanti i FKS-së, po marrin pjesë në takimin për Ukrainën në selinë e NATO-s - NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes e Komandanti i FKS-së, po marrin pjesë në takimin për Ukrainën në selinë e NATO-s

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka shpërndarë një fotografi ku shihet së bashku me Komandantin e FSK-së Bashkim Jashari, e me ambasadorin e Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, para selisë së NATO-s në Bruksel.

Të tre po marrin pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që po zhvillohet sot në selinë e NATO-s në Bruksel, me pjesëmarrjen e 50 shteteve pjesë të këtij koalicioni.

E plotë:

Së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari shoqëruar dhe nga Ambasadori i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, z. Astrit Zemaj, po marrin pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që po zhvillohet sot në selinë e NATO-s në Bruksel, me pjesëmarrjen e 50 shteteve pjesë të këtij koalicioni.

Në takimin e udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Lloyd Austin, u diskutua për situatën aktuale në Ukrainë, dhe për ndihmën ushtarake që shtetet duhet të vazhdojnë t'i ofrojnë Ukrainës dhe popullit të saj që po përballet me agresorin rus.

Populli dhe vendi ynë e kupton si pak kush tjetër rëndësinë e qëndresës dhe luftës për liri, dhe po ashtu nevojën për mbështetje nga partnerët dhe aleatët në kohë të vështira, andaj edhe kemi ofruar ndihmën tonë në përputhje me resurset dhe kapacitetet te cilat i kemi në dispozicion.

Lajme të ngjashme