Ministër Aliu poston fotografi nga takimi me kryetar Hetemin në Leposaviq, këtij i nëpërduken trenerkat e poshtme
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shkruar për takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili që më shumë se dy javë po qëndron i mbyllur në objektin e komunës.
E kjo mbyllje duket që po i shkakton edhe telashe sa i takon veshjes.
Në fotografitë që ka publikuar ministri Aliu, ajo që bie në sy është veshja interesante e kryetarit Hetemi
Ai duket që ka të veshur trenerka nën pantollona.
Kjo foto është vërejtur mënjëherë nga Aliu, i cili e ka prerë fotografinë ku dukej lëshimi i Hetemit.
Gjatë vizitës të Aliut, ai është sulmuar me ngjyrë nga serbët protestues.
Ndërkohë, ndër të tjera, Aliu ka thënë se e ka falëndëruar nga zemra Hetemin për “qëndresën e tij shembullore”.
“E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo dit.” -
Tutje, ai ka bërë të ditur se më të ka biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve.
“Nder dhe kënaqësi e veçantë që ta takojë Kryetarin e komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi. Me Kryetarin bashkëbiseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofruam mbështetje të parezervë.” – ka shkruar Aliu.

