Mesazhet: Si e këshillonte udhëheqësja e mediave online Rilind Gërvallën, të mos dilte me reagim në rrjete sociale? - NACIONALE

Mesazhet: Si e këshillonte udhëheqësja e mediave online Rilind Gërvallën, të mos dilte me reagim në rrjete sociale?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësja e mediave online në RTK, Valjeta Kosumi, po del të jetë në krye të këtij skandali. Si përgjegjëse për portal, lajmi shkoi te ajo e para. E komunikimin me drejtorin e televizionit, Rilind Gërvalla, ajo e ka mbajtur gjatë gjithë kohës. Madje, edhe e ka ‘këshilluar’ se si të veprojë në mënyrë që ky skandal të mos bëhet edhe më i madh.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, Valjeta Kosumi, duket se ka pasur një komunikim me drejtorin Gërvalla, ish-anëtarin me librezë të Vetëvendosjes. Komunikimi ndodhi pak minuta para se moderatori Ermal Panduri të kërkonte përgjigje nga Gërvalla për këtë skandal.

Nacionale nga burimet e veta ka siguruar disa fjalë të cilat Valjeta Kosumi e ka pasur për synim t’i dërgojë në drejtim të Rilind Gërvallës, por gabimisht, i dërgoi në grupin e Dhomë së Lajmeve të RTK-së në Viber.

Në këto pak fjalë që ka siguruar Nacionale, pasi disa prej tyre ishin fshirë, Kosumi i kërkon Gërvallës të mos reagojë më, pasi, “sa u nalën pak”. Duke aluduar në ndaljen e reagimeve. Më pas, i jep edhe një këshillë se deklaratat për Kallxo.com, kanë qenë të mjaftueshme.

Në pjesën e parë të bisedës, Valjet Kosumi, i thotë Gërvallës të mos flet për media.

Burimet i kanë bërë të ditur Nacionale se këto fjalë, Valjeta Kosumi, ka pasur t’ia dërgojë Gërvallës, por që me të vërejtur se i ka dërguar gabimisht, i ka fshirë menjëherë. Këtë e ka siguruar edhe me ‘Screen Shoo’ gazeta jonë.

“Sa u nalen pak, thjeshte menoj qe sja vlen. Paske fol per qato media, besoj qe qajo mjafton. Ti prape e din”, thuhet ne këtë mesazh që përgjegjësja e mediave online e dërgoi gabimisht në grupin me mbi 60 aëntarë të Dhomës së Lajmeve në RTK.

Disa sekonda më pas, ajo i fshiu menjëherë këto fjalë. Por, këto nuk i ikën burimeve të Nacionales, të cilat arritën t’i ruajnë fotografitë.

Komunikimi ndodhi pak para se Ermal Panduri në RTV Dukagjini të kërkonte përgjigje nga Gërvalla, e pak minuta përpara se Rilind Gërvalla të dilte me postimin e tij të gjatë në rrjete sociale, ku e sqaronte gjithë situatën, duke bërë që biseda e Valjeta Kosumit me Gërvallën, të marrë formë.

Lajme të ngjashme