Mehmetaj për Arjeta Fejzën e VV-së: Vjen nga një familje kriminale, vëllai i saj kishte përgatitur sulm me armë kimike kundër Policisë - NACIONALE

Mehmetaj për Arjeta Fejzën e VV-së: Vjen nga një familje kriminale, vëllai i saj kishte përgatitur sulm me armë kimike kundër Policisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër ndaj deputetës së VV-së, Arejta Fejza e cila i është bashkuar deputetëve të tjetë për sulmet ndaj mediave.

Mehmetaj ka thënë se deputetja Fejza “vjen nga një familje kriminale, shtëpia e së cilës është bastisur, pasi vëllai i saj kishte përgatitur sulm me armë kimike kundrejt policisë së Kosovës.”

Përndryshe, kjo vetë është shërbëtore kokulur e Hasnije Ilazit, një matrapaze që bashkë me Arkanovcin e ORCA-s, abuzojnë paskrupullt me krejt sistemin arsimor në Kosovë.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

Kjo është Arjeta Fejza, deputete e Vetëvendosjes (s’ka lidhje që nuk e njihni se nuk flet kurrë).

Kështu,

Zonja Fejza iu paska bashku deputetëve të Vetëvendosjes në tentim-linçin për media.

Për ata që nuk e dijnë deputetja Fejza vjen nga një familje kriminale, shtëpia e së cilës është bastisur, pasi vëllai i saj kishte përgatitur sulm me armë kimike kundrejt policisë së Kosovës.

Më saktësisht, kanë mbushur topa të ping-pongut me amoniak që të hidhen në drejtim të policisë, me qëllim helmimin e tyre.

Rasti ka qenë edhe në polici (nëse nuk e kanë zhdukë dikah) dhe janë gjetur së paku një thes me topa të tillë me helm, por me sa më kujtohet policia kishte gjetur pjesë përbërëse të produktit helmues dhe jo produktin e përfunduar në tërësi.

Ekziston diku edhe receta kimike e atij prodhimi të helmit me të cilët Vetëvendosja ka dashur të shkaktojë helmimin e policëve.

Përndryshe, kjo vetë është shërbëtore kokulur e Hasnije Ilazit, një matrapaze që bashkë me Arkanovcin e ORCA-s, abuzojnë paskrupullt me krejt sistemin arsimor në Kosovë.

Trrus aty se ju i keni duart me gjak e helm.

Shukat.

P.S

Dreqi e hangt këto sene kam qenë t’u ruajt per emision timin, dojnë mem shti mi qite para kohe krejt.

Lajme të ngjashme