Mehmetaj e qet deklaratën e Komandantit të KFOR-it: Maqedonci u zotua me shkrim që nuk e dërgon FSK-në në veri
Kryeministri Kurti vazhdimisht e sulmon ish-Kryeministrin Hashim Thaçi, në lidhje me një lëtër zotimi të 2013-ës, që FSK-ja të mos shkoj në veri pa “izën” e KFOR-it.
Gazetari Lirim Mehmetaj rikujtoi se ishte pikërisht ministri i Kurtit, Ejup Maqedonci i cili së fundmi ka përsëritur këtë zotim. Këtë e ka konfirmuar Komandanti i KFOR-it, Enrico Berduani.
E plotë:
O Albin tuci qite kryet
Komandanti i KFOR-it, Enrico Berduani, ka deklaruar në RTK 2 se Qeveria e Kosovës, përmes ministrit Ejup Maqedonci, ia ka dërguar garancinë me shkrim se nuk e dërgon FSK-në në Veri pa pëlqimin e KFOR-it, njëjtë siç ishte arritur marrëveshja në vitin 2013 me Hashim Thaçin.
Citati i plotë: “Ne mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të FSK-së për zotimin e tyre të 2013-ës për të mos u vendosur në veri të Kosovës pa pëlqimin dhe autorizimin paraprak të FKOR-it. Ky zotim kohëve të fundit m’u konfirmua me shkrim nga (Ministri i Mbrojtjes, Ejup) Maqedonci”.