Mehaj takohet me Stoltenbergun: Konfirmon gatishmërinë për pranimin e 5000 refugjatëve ukrainas
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot mori pjesë në takimin e nëntë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
Në takimin respektiv morën pjesë 54 shtete, teksa ishin të pranishë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg e Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin.
Përmes rrjetit social "Facebook", Mehaj shkroi se si ministri dhe shtet janë të gatshëm që të pranojnë deri në 5000 refugjatë ukrainas.
"Si një shtet që jemi përballur me një agresor të tillë me mentalitet okupues e gjenocidal, e kuptojmë shumë mirë luftën e popullit ukrainas për liri, e gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm që ka faktori ndërkombëtar në këtë mes, ndihma që mund të shpëtoj jetë e t'i jep fund terrorit", shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
