"Mega-grevë" në Gjermani, kërkohen paga më të larta për të përballuar rritjen e çmimeve - NACIONALE

"Mega-grevë" në Gjermani, kërkohen paga më të larta për të përballuar rritjen e çmimeve

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Rrjeti i transportit në Gjermani është në grevë. Vendi po përjeton një nga grevat më të mëdha në dekada, apo ‘’Mega grevë’’ siç po e quajnë mediat.

Stafi në aeroporte, porte, hekurudha, autobusë e metro, u larguan pak pas mesnate për një grevë 24 orëshe- raporton BBC.

Kjo po ndodhë si shkak i kërkesës së dy nga Sindikatave më të mëdha në Gjermani, që kanë bashkuar forcat, për kërkesën e pagave më të larta, për të ndihmuar anëtarët e tyre që të përballojnë koston në rritje të jetesës.

"Çmimet e benzinës dhe ushqimeve janë rritur, po e ndjej në kuletën time,’’- tha njëri nga protestuesit.

Me mijëra fluturime janë anuluar, duke përfshirë edhe ato në dy prej aeroporteve më të mëdha në shtet- Mynih dhe Frankfurt.

"Jam pak i shokuar të iu them të drejtën, nuk kam qenë në dijeni për këtë grevë, dhe tani më duhet të gjej çfarë të bëj,’’- u shpreh një person i cili kishte një fluturim për në Spanjë-Malaga, nga aeroporti i Mynihut.

Shoqata e aeroporteve të Gjermanisë tha se rreth 380,000 udhëtarë do të ndikohen nga greva, duke theksuar se ishte ‘’ përtej çdo mase të imagjinueshme dhe justifikueshme’’.

Kohët e fundit në Gjermani ka pasë dorëheqje nga puna të shumë punëtorëve në transport, arsim e sektorë të tjerë të shërbimit publik.

Lajme të ngjashme