Mediumi serb: Vuçiq i kërkoi Orbanit të përdorë veton nëse BE vendos të vendosë sanksione për rastin Banjskë - NACIONALE

Mediumi serb: Vuçiq i kërkoi Orbanit të përdorë veton nëse BE vendos të vendosë sanksione për rastin Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Masa ndëshkuese për Serbinë nga bashkësia ndërkombetarë janë në shumë afër. Kjo pas tensionimit të marrëdhënieve për sulmin që rezultoi të ishte një plan i detajuar ushtarak për “aneksimin total të veriut” dhe ishte planifikuar që sulmi të kryhej nga gjithsejt 37 lokacione nga ku terroristët synonin t'i zinin.

Sipas mediumit serb, Nova.rs shpëtimtari i vetëm i Serbisë mund të jetë Hungaria, pra kryeministri Viktor Orban, të cilit presidenti serb Aleksandar Vuçiq në takimin e fundit i ka kërkuar të reagojë nëse në rendin e ditës në Bruksel janë sanksionet e mundshme ndaj Serbisë dhe ndaj tij personalisht.

Presidenti i Serbisë raportohet t’i ketë kërkuar mikut të tij hungarez që të shfrytëzojë të drejtën e vetos dhe të pengojë BE-në nga ndëshkimi i Serbisë në çfarëdo mënyre.

Vuçiq raportohet të ketë shfrytëzuar këtë takim në Beograd për të minimizuar pasojat e ngjarjeve në Kosovë në fund të shtatorit.

“Ai i kërkoi hapur Orbanit, me të cilin takohet më rregullisht se kurrë, që të ndikojë në vendimet e Bashkimit Evropian nëse ato janë të drejtuara kundër tij dhe qeverisë së tij. Konkretisht, Vuçiq i përmendi Orbanit se ai e di se po flitet për masa të mundshme kundër Serbisë. se me atë rast tashmë janë organizuar disa takime dhe se pret që Hungaria të reagojë dhe të vërë veton nëse votohet.Kryeministri i Hungarisë iu përgjigj se vendi i tij nuk pajtohet me politikën e sanksioneve dhe se për këtë arsye ai do të sigurisht të jetë kundër një vendimi të tillë”, ka thënë një burim për mediumin serb.

Lajme të ngjashme