Mediumi serb publikon pamje të qytetarit që pretendohet se u plagos nga Policia e Kosovës (+18) - NACIONALE

Mediumi serb publikon pamje të qytetarit që pretendohet se u plagos nga Policia e Kosovës (+18)

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kosovo-Online ka raportuar se personi që mbeti i plagosur pas incidentit në veri, Millan Deleviq, është transferuar në spitalin e Kralevës ku edhe po merr ndihmë mjekësore.

Ata u qëlluan pasi sipas Policisë së Kosovës kishin goditur patrullën policore në Bistricë në mëngjesin e sotëm.

Policia thotë se ka qëlluar në drejtim të veturës për të neutralizuar rrezikun e përgjithshëm që erdhi pas goditjes nga vetura e tyre.

Deleviqi – ka thënë Petar Petkoviqi nga Qeveria e Serbisë – ka marrë plagë në pjesën e majtë të gjoksit.

Kujtojmë që politikanët serbë tash e dy ditë po shprehen në mënyrë të papërgjegjshme në lidhje me dy incidente të palidhura mes tyre në veri të Kosovës.

Kjo besohet se ka si shkak presionin e rritur ndërkombëtar ndaj Serbisë për çështjen e dialogut me Kosovën.

Prej orës 20:00, presidenti serb Aleksandër Vuçiq pritet t’i drejtohet popullit serb në lidhje me çështjen e Kosovës dhe bisedimet e të premtes me emisarët ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme