Me autobus e aeoroplan, VV-ja organizon transport për diasporën nga Zvicra: Udhëto, voto dhe festo - NACIONALE

Me autobus e aeoroplan, VV-ja organizon transport për diasporën nga Zvicra: Udhëto, voto dhe festo

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje duket se e ka marrë seriozisht organizimin e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përveç udhëtimit me autobusë nga Gjermania në Kosovë, tash VV-ja e ka nisur edhe një organizimit tjetër.

Kësaj radhe janë publikuar dy fotografi, ku theksohet se VV-ja organizon udhëtim për diasporën nga Zvicra, ku jetojnë një numër i konsiderueshëm i kosovarëve.

Përveç udhëtimit me autobusë, këtë herë VV-ja organizon edhe udhëtim me aeroplan.

Fotografitë i ka publikuar një simpatizante e VV-së, ndërsa i ka shpërndarë edhe Edi Pruthi, kryetar i VV-së në ShBA.

Lajme të ngjashme