Me 23 mars mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për këtë vit - NACIONALE

Me 23 mars mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për këtë vit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 23 mars do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2023.

Siç thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet shtatëvjeçar në shumën prej 15 milionë euro.

Sipas tyre, investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Qytetarët luten që për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme