Me 10 mars mbahet ankandi i dytë i Letrave me Vlerë
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se me 10 mars të këtij viti do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2023.
Siç thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MF-së.
