Me 13 tetor do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë - NACIONALE

Me 13 tetor do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 13 tetor do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2022.

Sipas njoftimit të MF-së, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet tre vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione siç njofton kjo ministri është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatami.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës” thuhet në njoftimin e ministrisë.



Lajme të ngjashme