Mbyllja e postave në veri, Stanos: Kundër dialogut, ky veprim çon në tensione të reja - NACIONALE

Mbyllja e postave në veri, Stanos: Kundër dialogut, ky veprim çon në tensione të reja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbyllja e nëntë postave të Serbisë në veri nga Policia e Kosovës ka nxitur reagime të shumta nga ndërkombëtaret.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se mbyllja e postave në veri ishte hap i njëanëshëm dhe jo i koordinuar.

Stano tha se vitin e kaluar BE-ja vendosi masa ndaj Kosovës pasi kjo morri hapa që quan në eskalim e situatës dhe se edhe ky veprim qonë në tensione të reja, ndërsa tha se këto duhet të mendohen nga ata që marrinë vendime ne Kosovë.

“Por të gjitha çështjet që listuar, janë çështje ku Kosova ka probleme. Fakti që BE-ja vendosi masa kundër Kosovës vitin e kaluar, është reflektim i hapave që quan në eskalim. Tani po shohim më shumë hapa të njëanshëm, veprime të pakoordinuara. Kjo nuk është në fakt shtensionim, kjo qon në tensione të reja. Dhe kjo duhet të kuptohet mirë nga ata që marrin vendime në Prishtinë” – ka thënë ai gjatë konferencës javore.

Ai tha se mbyllja e postave të Serbisë në veri të Kosovës bie ndeshë me marrëveshjet e nënshkruar në dialog mes dy shtetve dhe është vetëm një tjetër shembullë i veprimeve të njëanëshme të administratës së Kryeministrit Albin Kurti.

E konsiderojmë si hap të njëaanshëm dhe të pakoordinuar pikërisht për arsyet që i listuam në deklaratën e lëshuar mbrëmë. Palët, Kosova e Serbia, kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013 për telekomunikim, ku thuhet se shërbimet postare do të diskutoheshin në faza të mëvonme. Që nënkupton se kishte dialog të përfshirë në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Për fat të keq, ajo që bëri qeveria e Kosovës dhe autoritetet atje gjatë ditës së djeshme, ishte absolutisht e pa koordinuar dhe do të ketë pasoja negative për njerëzit në veri të Kosovës, dhe është një shkelje e marrëveshjes së dialogut, për çka edhe lëshuam edhe deklaratën dhe ishim shumë të qartë. Kjo është kundër dialogut, dhe një tjetër shembull i veprimeve të njëanshme e të pakoordinuara të administratës së Kurtit” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme