Mbi 20 mijë euro kursime: Sa janë të pasur deputeti e asamblisti që u kapën duke kurdisur konkursin e punësimit? - NACIONALE

Mbi 20 mijë euro kursime: Sa janë të pasur deputeti e asamblisti që u kapën duke kurdisur konkursin e punësimit?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje nga Malisheva ka dalë më i vlerësuari për t’u punësuar në pozitën si Shef i Shërbimit për Burime Njerëzore në Ibër-Lepenc. Nacionale ka publikuar sot ekskluzivisht dëshmitë që tregojnë se si këtu ndërmjetësoi një deputet i VV-së.

Bëhet fjalë për asamblistin Veton Zogaj, i cili më katër prill, kontraktoi deputetin Gani Krasniqi për ta punësuar në ndërmarrjen që drejtohet nga Faruk Mujka, zyrtari i afërt me partinë në pushtet.

Sa janë të pasur Krasniqi e Zogaj?

Deputeti i VV-së, Gani Krasniqi ka deklaruar gjithsej 14 pasuri të paluajtshme. Shtëpi, ndërtesë me banesa, ara, truall, objekt afarasit, krejt këto, kapin vlerën prej mbi një milionë e 200 mijë euro.

Krasniqi ka deklaruar një biblotekë në pronësi të tij, e cila kap vlerën prej 31 mijë e 500 euro, një “termo makinë për prodhimin e dyerve dhe dritareve", në vlerë prej 20 mijë euro, e që është në pronësi të fëmijëve.

Edhe një veturë në pronësi të tij, me vlerë 13 mijë euro.

Po ashtu, ai ka deklaruar edhe nja pajisje për trajtimin e xhamit, në vlerë 10 mijë euro. Para të gatshme, Krasniqi i ka deklaruar mbi 20 mijë euro në një bankë, dhe mbi pesë mijë në një tjetër.

Zogaj në anën tjetër, asamblisti nga Malisheva gjatë vitit të kaluar ka deklaruar një banesë, një shtëpi, një arë dhe një pyll të gjitha në pronësi të përbashkët, e që kapin vlerën prej 140 mijë euro.

Ai ka deklaruar një veturë, në vlerë tre mijë euro.

Ndryshe, për të parë mënyrën se si u kurdis krejt ky konkurs, ndiqeni videon më poshtë.

Lajme të ngjashme