Mashtruan duke keqpërdorur detyrën zyrtare, 9 persona vihen nën pranga - NACIONALE

Mashtruan duke keqpërdorur detyrën zyrtare, 9 persona vihen nën pranga

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Nëntë persona janë arrestuar pasi dyshohet të kenë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Akuza që rëndon mbi ta është mashtrim, teksa të njëjtit thuhet t'i kenë shkaktuar dëme rreth 300 mijë euro Komunës së Lipjanit.

Gjithçka raportohet të ketë ndodhur për një stadium futbollistik, ndërsa personat e apostrofuar kanë bërë pranimin e punimeve kinse janë kryer sipas kontratës.

"Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure, Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një (1) person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë (300.00) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme