“Marrja zotit”: Molliqaj kritikon Albulena Haxhiun që promovoi një këngë kundër dhunës pas vrasjes së 21 vjeçares - NACIONALE

“Marrja zotit”: Molliqaj kritikon Albulena Haxhiun që promovoi një këngë kundër dhunës pas vrasjes së 21 vjeçares

2 javë më parë

nga NACIONALE

Leonida Molliqaj, drejtoreshë e organizatës QIKA ka reaguar pas ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bëri ftesë për një project të këtij dikasteri dhe një këngëtareje.

Molliqaj ka përmendur se kjo ndodhi vetëm një ditë pas vrasjes së 21 vjeçares nga Ferizaj brenda një institucioni publik.

“Veç një ditë pas vrasjes së një gruaje brenda një institucioni publik, Ministrja e Drejtësisë paska bo ftesë "me shumë kënaqësi" me shku me dëgju një kangë kundër dhunës që koka projekt i përbashkët i një këngëtareje dhe ministrisë??!!” – ka thënë ajo.

Tutje, Molliqaj ka deklaruar se ky është ofendim ndaj viktimave të femicidit, familjarëve të tyre e gjithë shoqërinë.

“Ministria e Drejtësisë ka shumë punë me bo me ju siguru grave qasje në drejtësi. Marrja e zotit në këtë situatë alarmante me rastet e dhunës në bazë gjinore, me u marrë ministrja Haxhiu me projekte muzikore.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme