Manxhuka: Ne kishim probleme me ata që u bënë presidentë në 2011 e 2016, Hamza s’tha që ka naj problem me Konjufcën
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kishte problem me emrat që u bënë president në vitet 2011 dhe 2016, duke e arsyetuar kështu mosqëndrimin në sallë.
Sipas tij, kreu i PDK-së, Bedri Hamza nuk e ka bërë me dije se ka ndonjë problem em Glauk Konjufcën, kandidatin e VV-së për president.
“Si LVV në vitet 2011 dhe 2016 kemi pasur problem me emrat e përveçëm të atyre që u bënë presidentë asokohe. Dhe në vend të takimeve me neve, pushteti atëbotë na përndiqte e shtypte me polici.
Bedri Hamzën e ftoi KM Kurti dy herë në takim dhe kanë komunikim normal e të mirë. Hamza asnjëherë s’ia ka thënë Kurtit që ka naj problem me Glauk Konjufcën si personalitet, e të cilin LVV e kandidoi krejt n’fund të afatit për president në pritje të ndonjë marrëveshje me opozitën” – ka shkruar ai në Facebook.