Manxhuka i VV-së e shpall fituese marrëveshjen, reagojnë plotë komentues: Na sqaro, çka fituam?
Sekretari për media dhe komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, pa dhënë asnjë sqarim e ka shpallur si fituese arritjen e marrëveshjes së sontshme në Bruksel për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kush qëndron fiton!”, ka shkruar shkurtimisht Manxhuka në llogarinë e tij në Facebook.
Mirëpo, ndaj këtij statusi ka pasur shumë reagime nga komentues të ndryshëm të cilët i kërkuan Manxhukës sqarim se çka fitoj Kosova me këtë marrëveshje që duket krejt e ngjashme me atë që u refuzua ditë më parë.
“Shpjegona çfarë fituam.? E keni obligim me dal me deklaratë me treguar se çfarë fituam nga kjo marrëveshje.? Njëherë sovraniteti e ligji tash ku mbetën këto?”, pyet një komentues.
Teksa një tjetër i thotë se “nëse është e vërtetë se çfarë po shkruajnë mediat asgjë s’kemi fituar”.
“S’keni fitu bash sen hiq”, shkruan një komentues tjetër, teksa dikush i replikon se kemi “kemi fituar atë që ka propozuar Borrell para 48 orëve”.

Se Kosova nuk ka fituar asgjë ndaj kësaj marrëveshje e thonë edhe disa opinionist të "të afërt me qëndrimet e VV-së".
Ish-aktivsti i VV-së, Rron Gjinovci, i cili ditëve të fundit i doli në krahë kryeministrit Kurti për këmbënguljen e tij, duke thënë se Kurti veproi dobët duke pranuar një marrëveshje të tillë.
“Dobët Kurti, shumë dobët”, tha Gjinovci në Facebook.
Kurse edhe analisti, Ermal Sadiku që shpesh nuk kursehet t’i mbrojë qëndrimet e VV-së ka kërkuar shkarkimin e Besnik Bislimit.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ka thënë se nëse kjo që po raportohet është e vërtetë, atëherë ai duhet të shkarkohet menjëherë.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për targa.
Lajmin e konfirmoi Josep Borrell, shefi i diplomacisë së jashtme evropiane, përmes një cicërime në rrjetin social "Tëitter".
“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t'u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, shkroi Borrell.