Maltretimi i kandidatëve për Jurisprudencë: Ministria i obligon që brenda ditës t’i marrin fletëpagesat, t’i paguajnë e t’i dorëzojnë
Ministria e Drejtësisë i ka obliguar mbi 900 kandidatë që do t’i nënshtrohen provimit të Jurisprudencës, të marrin fletëpagesat, t’i paguajën e dorëzojnë brenda ditës.
Kështu të paktën janë ankuar disa prej kandidatëve.
Gazeta Nacionale ka siguruar disa pamje të pritjeve që janë shkaktuar në objektin e Ministrisë së Drejtësisë.
Provimi për lëndën “E drejta penale” do të mbahet më 13 maj, kurse “E drejta civile” më 14 maj 2023.
