Maloku: Nëse synohet të vihet në pozicion ku Kosova duhet ta ndërroj Kushtetutën, edhe 10 vjet do të flasim për dialog pa marrëveshje
Analisti politik, Albinot Maloku ka thënë se nëse ky draft-statut, i cili u publikua nga Nacionale, do të qojë në ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, si kundërpeshë e ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë, kjo do të krijojë një situatë, të dialogut pa marrëveshje.
Madje deri në 10 vjetët e ardhshme.
“Mekanizmi me dy emra e pa definicion i pordhuar më Marrëveshjen e 2013, e cila marrëveshje ishte cilësuar historike "për paqen mes kombeve", mesa duket, emrat do t'i ngelen por do të ketë definicion. Asociacioni i Komunave/Bashkësive më shumicën Serbe në Republikën e Kosovës, sipas Draft-Statutit të shkruar nga ekspertët gjerman siç thuhet në publikimin e "Nacionale" do të ketë definicionin - entitet legal. Ky definicion kërkon edhe ndryshime kushtetuese e të cilat janë rrugë pa dalje. Nëse përmes këtij modeli synohet të vihet në pozicion Kosova ta ndërrojë Kushtetutën e vet si kundërpesh e ndryshimtit të Kushtetutës së Serbisë, atëherë edhe për dhjetë vjet tjera do të flasim për dialogun pamarrëveshje. Përqasja e intensifikimi i modelit të dialogut si proces pajtimi është hapësirë kohore për të shtyrë tensionin e konfliktit për gjenerata tjera. E tillë duke natyra e këtij draftë-statuti.” ka thënë Maloku.