Maliqi: Kurti duhet ta dëgjojë këshillën e ambasadorit amerikan për kryetarët e komunave veriore - NACIONALE

Maliqi: Kurti duhet ta dëgjojë këshillën e ambasadorit amerikan për kryetarët e komunave veriore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Shkëlzen Maliqi, ka rekomanduar që Qeveria e Kosovës duhe të dëgjojë ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, që kryetarët e komunave veriore të kenë rol teknik dhe jo politik.

Në një deklarim për portalin Kosovo Online nuk është i sigurt nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kuptuar mesazhin e ambasadorit amerikanë për katër kryetarët e zgjedhur në komunat në veri të vendit.

Maliqi ka thënë se ofensiva diplomatike u qetësua pas marrëveshjes së Ohrit.

Ofensiva diplomatike u qetësua pas Ohrit dhe, me sa shohim, nuk ka sanksione për vonesa në përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja. Nëse nuk ka presion, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti do të inkurajohen edhe më shumë të vazhdojnë me pengesat. Mendoj se ata e plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë perfekte.” – ka thënë Maliqi.

Nga ana tjetër, koha e vendosmërisë amerikane për të bërë progres më serioz në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës po ikën, sepse së shpejti në SHBA do të fillojë fushata për zgjedhjet presidenciale dhe fokusi do të jetë në atë.” – ka thënë ai,

Lajme të ngjashme