Maliqi: KFOR dhe NATO negociuan drejtpërdrejt me Beogradin që të ndërpritej konflikti i armatosur në veri - NACIONALE

Maliqi: KFOR dhe NATO negociuan drejtpërdrejt me Beogradin që të ndërpritej konflikti i armatosur në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Shkëlzen Maliqi, ka thënë se KFOR-i dhe NATO, kë negociuar që të ndërprehet dhe të ketë tërheqje nga konflikti i armatosur mes Policisë së Kosovës dhe grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Maliqi në një deklarim për Gazeta Blic ka thënë se KFOR dhe NATO kanë negociuar me Beogradin që të lehtësohet ose ndërpritet konflikti.

Tek ne po shihet një triumfalizëm për Policinë e Kosovës në këtë aksion, policia ka bërë një punë të shkëlqyer por duhet të jenë të vetdijshëm të gjithë se nuk ka punu vetë Policia, ai ka qenë vetëm operativa kurse inteligjencat e huaja, KFOR apo NATO e kanë përcjellë logjistikën dhe kanë qenë afër me intervenu nëse ishte bërë edhe diçka më e madhe plus kanë negociuar me Beogradin me e lehtësu daljen ose ndërprerjen e këtij konflikti.” – ka thënë Maliqi.

Më tej, ai ka thënë se edhe pamjet tregojnë që është lënë “një shteg” për largimin e tyre.

Gati është e sigurt se është negociu, prej burimeve. Ata i kanë gjithmonë kanalet e komunikimit, drejtpërdrejtë kanë ba presion tek Vuçiqi dhe shihet edhe prej gjirimeve se ia kanë lënë një ‘shteg’ me dal . Edhe dy të plagosur i kanë dërgu në Novi-Pazar, janë shumë gjera që duhet të sqarohen por kryesorja është që një inicidet i tillë ka qenë gati si provokim ose nxitje e luftës. Plani i tyre mendoj ka qenë me nxit një konflikt këtu, me pas ndonjë reagim të ashpër ndaj Manastirit dhe ndaj pelegrinëve që mund të qoheshin në kryengritje serbët e veriut...” – ka thënë ndër të tjera ai.

Deklaratën e plotë të Maliqit, mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme