Majko: Serbia ka filluar një agresion ngaj shtetit të Kosovës - NACIONALE

Majko: Serbia ka filluar një agresion ngaj shtetit të Kosovës

4 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se provokimi i Serbisë në Kosovë është kërkesë për të ndryshuar statuskuonë e paqes.

Tutje, deputeti i Partisë Socialiste ka shkruar se Beogradi po humb cilësinë europiane.

Postimi i plotë:

Republika e Serbisë ka filluar një agresion të pashpallur ndaj shtetit të Kosovës.

Politika e tundimit të serbëve me gënjeshtrat e duhura nga Beogradi, mbart rrezikun që ata të verbohen dhe të mos shohin cmendurinë që kanë para syve.

Shpallja unilaterale nga 4 komunat në veriun e Kosovës, të territorit me legalitet të dallueshëm, është fillimi i një krize që nuk ka të bëjë me të drejtat e serbëve.

Provokimi serb në Kosovë, është kërkesë për të ndryshuar statuskuonë e paqes në rajon nga "Pons Pilati” në Beograd që bën sikur kontrollon Serbinë!

Politika e Beogradit po humb cilësitë europiane dhe po funksionon si “front i dytë” për politikën e Lindjes.

Dhuna sjell ndryshime të shpejta por rezultate iluzore!… Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande!

Lajme të ngjashme