LVV e LDK debatojnë në distancë për "ushqimin sekret” të FSK-së
Gazeta Nacionale para një jave kishte raportuar se Zëvendësministri i mbrojtjes Shemsi Syla kishte vendosur që tenderin për ushqin të FSK-së ta klasifikoj si sekret shtetëror. Pra, orizi e pasuli për ushtarët të konsiderohen sekret shtetëror. Në anën tjetër meqë operatorit aktual i skandonte kontrata me 30 shtator, Ministria vendosi që këtë tender ta shpejtoj duke ua dhënë dy kompanive të afërta me pushtetin dhe atë jo me ofertë të hapur, por me ftesë. Në këtë kaos Ministria e Mbrojtjes ende nuk e di se si do të ushqejë ushtarët e Kosovës pas 30 shatorit.
Në lidhje me këtë temë kanë debatuar ashpër përmes Facebookut, LVV e LDK.
Fillimisht ishte ministri Xhelal Sveçla që në një intervistë në Kallxo.com i arsyetoi tenderët njëburimor si zakonisht, duke përmendur armiqt e jashtëm; Serbinë e Rusinë.
““Në një situatë kur i gjithë globi është në tension, kur përmendet edhe bombat nukleare, kur ke atak të drejtpërdrejtë të një shteti armik dhe t’i punon për tu mbrojt me i pas të gjithë tenderët publik, me i tregu edhe Serbisë edhe Rusisë të gjitha këto gjëra”, tha Xhelal Sveçla në një intervistë në “Kallxo”.” – tha Sveçla.
Kjo deklaratë u komentua gjerësisht, sidomos nga eksponent të LDK-së. Këtu plasi debati “online”.
Ishte deputeti Enver Dugolli i cili u reagoi me emra deputetëve të LDK-së, duke vazhduar ta mbroj teorinë se ushqimi duhet të jetë sekret shtetëror.
“Për më shumë këta qëllimisht bëhen sikur nuk e kuptojnë që ushqimi në ushtri është çështje e ndjeshme dhe sigurie, dhe harrojnë sepse pikërisht kjo kompani (përveçse një varg parregullsish të evidentuara me vrejtje serioze) kishte helmuar kohë më parë me ushqim një numër ushtarësh.” – shkroi fillimisht Dugolli.
Pastaj, foli për fytyrat e deputetëve në fjalë.
“Në fytyrat e Hykmetes, Doarses e Rukiqit është e vërtetë që nuk shihet pasuli e gullashi sepse këta janë të një shtrese tjetër, por ama shihen qartë grupet e interesit.”.
Pas Dugollit, rradha i erdhi Zybës…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili nominalisht s’ka kompetenca për të vendosur diçka në lidhje me FSK-në, me anë të një statusi në Facebook, u është drejtuar deputetëve të LDK-së, duke u shprehur me fjalët “ka përfundu kjo punë”.
Zyba ka përmendur emrin e tre deputetëve të LDK-së, duke thënë se “Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, po edhe ju të tjerë reagues, nuk keni me mujtë me e helmu ushtrinë duke i përfitu milionat kompani të afërta me ju. ka përfundu kjo punë”, shkroi Zyba referuar hulumtimit të Nacionales, që del se në fakt zyrtarë të pushtetit, tentuat t’a kthejnë në sekret shtetëror ushqimin e ushtarëve.
A na falni që nuk po ju lejojmë të vjedhni pa ua përmend?
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pasi deputetë e eksponent të pushtetit, shkruan në Facebook, se “LDK po e helmon ushtrinë”, referuar raportimeve se zyrtarë të pushtetit po tentojnë që ushqimin për ushtarë ta kthejnë në sekret shtetëror.
Kica-Xhelili ka shkruar me ironi, “a na falni, ju lutem? A na falni që nuk po ju lejojmë të vjedhni pa ua përmend?”
Ajo komentoi edhe “mobilizimin” e LVV-së për t’i sulmuar deputetët e LDK-së që po kritikojnë pushtetin për tenderët njëburimor.
“Qenkan mobilizuar i madh e i vogël në VV të na sulmojnë pse po na pengon korrupsioni.” – shkroi Kica-Xhelil.
Në anën tjetër ishte edhe e pushtetshmja e VV-së, Dejona Mihali e cila akuzoi deputetën më të zëshme të LDK-së sa i përket temës së tenderëve njëburimor Hykmete Bajrami për kinse lidhje me biznese.
Bajrami paralajmëroi padi kundër Mihalit.