Ushqimi i FSK-së | Ministria e Mbrojtjes në kaos, kërkon ndihmën e MPB-së dhe MD-së për të angazhuar kuzhinierë - NACIONALE

Ushqimi i FSK-së | Ministria e Mbrojtjes në kaos, kërkon ndihmën e MPB-së dhe MD-së për të angazhuar kuzhinierë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes duket se është në një kaos për çështjen e sigurimit të ushqimit për ushtarët. Kjo ministri ende nuk e di se si do të ushqejë ushtarët e Kosovës pas 30 shatorit.

Në përpjekje për të siguruar ushqimin e nevojshme për ushtarët e FSK-së nëpër kazerma, kjo ministri ka kërkuar ndihmën e institucioneve tjera.

Burimet e gaztës Nacionale brenda kësaj ministrie kanë bërë me dije se dje(e premte) zyrtarët e MM-së kanë kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen në fjalë.

I njëjti burim i ka thënë gazetës se Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar Ministrisë e Punëve të Brendshme, e cila është përgjegjëse për rekrutim të stafit civil, mundësinë e hapjes se konkurseve të shpejta.

Fjala është për rekrutim të kuzhinierëve dhe stafit mbështetës për përgatitje të ushqimit për ushtarët e FSK-së.

Burimi i ka treguar gazetës se Demapertamenti për Menaxhimin e Zyrtareve Publik (DMZP), i cili funksionon në kuadër të MPB-së, nuk ka mundur ta ndihmojë Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo pasi afatet e shkurtra e bëjnë të pamundur hapjen e konkurseve për rekrutimin e stafit të kërkuar.

Në të njëjtën ditë, Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar edhe ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë. Kësaj të fundit, i ka kërkuar mundësinë transferimit të kuzhinierëve nga burgjet e Kosovës në kazermat e ushtrisë për t`i ushqyer ushtarët e FSK-së.

Përse ky kaos?

Kaosi me çështjen e furnizimin me ushqim të ushtarëve ka ndodhur pasi Ministria e Mbrojtjes ka tentuar të bëj dallavere me tenderin në fjalë.

Kompania, e cila aktualisht ka tenderin për ushqim për ushtarët e FSK-së, ka kontratë deri më 30 shtator. Me largimin e kompanisë në fjalë, kazermat do të mbesin pa kuzhinierë dhe staf për përgatitjen e ushqimit.

Kurse, tenderi i ri, i nënshkruar me një kompani tjetër, ende nuk është nënshkruar nga Ministrit i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në këtë mënyrë, nga 1 tetorit ushtarët e FSK-së rrezikojnë të mbesin pa ushqim në kazerma.

Arsyet e këtij kaosi janë dallimet e përplasjet mes ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me vartësin e tij, zv/ministrin Shemsi Syla.

Nacionale ka raportuar për këtë skandal i cili u synua të mbulohet duke nënshkruar vendim që ky tender të bëhet konfidencial, pra i fshehur për publikun. E më pas, ministri Maqedonci e anuloi vendimin.

Kompania e re e cila e ka fituar tenderin është Hajdini Company.

Megjithatë, tenderi nuk është nënshkruar ende, dhe këtë e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Procesi i tenderit për furnizim me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës është një proces që nuk ka përfunduar, pra kontrata ende nuk është nënshkruar nga unë, është ende duke u zhvilluar vlerësim si në aspektin procedural dhe në apekte të tjera për këtë tender.”, ka thënë ai në RTK.

Më tej, ai ka njoftuar për idenë e tij që po tenton ta bëjë lidhur me ushqimin për ushtarët e FSK-së.

Ai ka thënë se ka propozuar një koncept të ri por që nuk dihet saktësisht si do të jetë.

Kurse çka është për t’u theksuar për herë të parë është që unë ka qëndruar një opsion, kam diskutuar me komandatin e FSK-së edhe me sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes që në të ardhmen FSK të ketë një koncept të ri të ushqimit me qëllim që të kemi një garanci për çmim më të lirë, për vetqëndrueshmëri dhe për siguri për këtë shërbime. Do të tentohet aq sa të mundemi të ndërtojmë kapacitete vetanake dhe të mosvarura nga akterët e jashtëm.”, është shprehur ai.

Nëse kontrata nuk është nënshkruar ende me fituesin e tenderit, nuk dihet se kush do t’i ushqejë ushtarët e FSK-së.

Ajo që e bënë këtë skandal edhe më të madh, është tendenca e zv/ministrit Shemsi Syla, që tinëzisht nga ministri Maqedonci, ta bëjë këtë kontratë si konfidenciale.

Gazetari Berat Buzhala nëpërmjet disa videove editoriale ka treguar se Syla e kishte nënshkruar këtë vendim përderisa Maqedonci ishte në pushime.

Me t’u kthyer, Maqedonci e anuloi vendimin.

Gazeta Nacionale bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike ka kërkuar të dyja vendimet, dhe është në pritje që t’i sigurojë ato. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, rasti do të adresohet në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Ministria e Mbrojtjes ka shpërblyer me kontratë me vlerë 2 milionë e 149 mijë euro Grupin e Operatorëve Ekonomikë: N.T.P “Hajdin Comerce” & Bylmeti-KS për ushqim në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lloji i procedurës që ka ndjekur Ministria e Mbrojtjes e udhëhequr nga ministri Ejup Maqedonci, është Procedura e Negociuar pa Publikim të Njoftimit për Kontratë.

Sipas dokumenteve që ka parë Nacionale, për këtë tender janë ftuar disa operatorë ekonomikë, por Autoriteti Kontraktues - Ministria e Mbrojtjes - nuk e ka ftuar për ofertim kompaninë “Beni Dona Plast” Sh.P.K nga Prishtina që është duke furnizuar FSK-në dhe kazermat e saj me ushqim.

Lajme të ngjashme