Lushtaku: Veprimtaria politike e Thaçit është historia e luftës, e lirisë, e pavarësisë dhe e shtetndërtimit - NACIONALE

Lushtaku: Veprimtaria politike e Thaçit është historia e luftës, e lirisë, e pavarësisë dhe e shtetndërtimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku në përvjetorin e 15 të Pavarësisë së Kosovës ka thënë se veprimtaria politike e Presidentit Hashim Thaçi është historia më e re e Kosovës.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se së bashku me zyrtarë të PDK-së kanë vizituar Haxhi Thaçin, babai i Hashim Thaçit.

Veprimtaria politike e Presidentit Hashim Thaçi është historia më e re e Kosovës. Histori e luftës, e lirisë, e pavarësisë dhe e shtetndërtimit. Sot të Baca Haxhi për ta uruar në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe për të kujtuar se sa e vështirë por dhe sa krenare ishte rruga jonë drejt kësaj dite!” – ka shkruar Lushtaku.

Lajme të ngjashme