Zogaj për pamjen e re të "Newborn": Ide e keqe, pa pikë arti, pa kurrfarë mesazhi politik - NACIONALE

Zogaj për pamjen e re të "Newborn": Ide e keqe, pa pikë arti, pa kurrfarë mesazhi politik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Petrit Zogaj e ka vlerësuar si ide të keqe dhe pa artë, ndryshimin e monumentit ‘Newborn’ në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Zogaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në ditën e Pavarësisë, përpjekja për të dhënë mesazh negativ është komplet e papranueshme.

Ai tutje ka thënë se monumenti ‘Newborn’ nuk i përket vetëm autorit, pasi që sipas tij edhe shteti ka ‘hise’ në të.

“Ide e keqe. Pa pikë arti në të. Kurrfarë mesazhi politik. Në ditën e Pavarësisë kjo përpjekje me dhënë mesazh negativ është komplet e papranueshme. Për më tepër, me sa kuptohet, NEËBORN-i nuk është bash vepër që i përket vetëm autorit të saj tashmë, shteti ka një hise në të. Rrjedhimisht do të duhej me qene një pajtim i përbashkët se çfarë mesazhi don me u dhënë në ditët e Pavarësisë. Shumë dobët.”- ka shkruar Zogaj.

Lajme të ngjashme