Lushaku kujton Rugovën: “Shtëpia nuk mbahet pa miq” - NACIONALE

Lushaku kujton Rugovën: “Shtëpia nuk mbahet pa miq”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtoresha e arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, njëherit kandidate për deputete e LDK-së, ka kujtuar presidentin Ibrahim Rugova në 19 vjetorin e vdekjes së tij.

Ajo shkruan:

“19 vite pa vizionarin dhe themeluesin e shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova

Sot përkujtojmë ndarjen nga jeta të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, liderin që udhëhoqi Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë. Si ideatori dhe ati themeltar i shtetit tonë, Rugova mbetet simbol i unitetit, tolerancës dhe paqes.

Presidenti Rugova synoi një Kosovë të pavarur, me miqësi të forta ndërkombëtare dhe demokraci, duke theksuar gjithnjë se: "Shtëpia nuk mbahet pa miq".

Lavdi jetës dhe trashëgimisë së Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova!”

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme