Lumi i qytetit del nga shtrati, vërshime edhe në Klinë (VIDEO)
Në disa zona të Drenicës e Dukagjinit, janë regjistruar vërshimet më të ashpra të 19 janarit, vërshime këto për të cilat paralajmëroi edhe vet Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Përderisa Nacionale gjatë orëve të mbrëmjes raportoi për një rast shpëtimi fantastik të një çifti në Skënderaj, nga zyrtarë komunalë të këtij të fundit, gazeta siguroi edhe momente nga qyteti i Klinës.
Siç edhe mund ta shihni në videon e mëposhtme, lumi degë e Drinit të Bardhë ka dalë nga shtrati, me ç'rast ka shkaktuar telashe te banorët që jetojnë në ultësira dhe ka pamundësuar qarkullimin normal.
Deri më tani nuk raportohet për ndonjë evakuim potencial të banorëve të asaj pjese, megjithëse premisat janë për një gjë të tillë.
Më poshtë edhe pamjet, teksa kujtojmë se ne do t'ju raportojmë në kohë reale për çdo risi eventuale.


