Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Skenderaj si pasojë e vërshimeve - NACIONALE

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Skenderaj si pasojë e vërshimeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Skenderajt ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e vërshimeve dhe reshjeve të dendura atmosferike në atë pjesë.

Kryetari i kësaj komunë, Fadil Nura, me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë kanë formuar edhe Shtabin Emergjent, i cili siç thotë ai ndodhet në teren.

Si rrjedhojë e reshjeve të panderprera, nga e cila gjendje është rënduar situata në përgjithësi, si dhe në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, kam marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës sonë.Kam formuar gjithashtu Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren dhe po e bën punën e vet”, thuhet në postimin e tij.

Tutje, Nura ka theksuar se qysh në orët e hershme të mëngjesit njestiët komunale janë angazhuar që situata të jetë nën kontrollë.

Në disa fshatra gjendja është jo e mirë, ndërkohë që ekipet dhe shërbimet komunale me makinerinë e punës po i trajtojnë me kujdes telashet e shkaktuara”, ka thënë tutje ai.

Lajme të ngjashme