Vërshime në Skenderaj, mbushën oborret e shtëpive me ujë
Kanë filluar vërshimet në Skenderaj si pasojë e reshjeve të denduara atmosferike.
Në një video të dërguar nga lexues të Gazetës Nacionale shihet se si uji ka përfshirë edhe oborret e shtëpive duke e pamundësuar lëvizjen e qytetarëve.
Përveç që shihet se uji rrjedh vazhdimisht, shihet se oborret e shtëpive në këtë pjesë janë të mbuluara nga një sasi e konsiderueshme e ujit.
Gazeta Nacionale ka raportuar edhe për gjendjen e rrugëve edhe në disa komuna të tjera.
Në fshatin Volljakë të Komunës së Klinës ka pasur vërshime, ku si pasojë janë përmbytur disa biznese që funksionojnë në atë zonë.
