Lulzim Basha jep dorëheqje nga kryetari i Partisë Demokratike
Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.
“Kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD-së”, u shpreh Basha.
Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së PD-së, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve të PD-së.
Vendimi i Bashës vjen pas rezultatit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD doli e treta në 5 nga 6 bashki.
Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, disa nga personalitetet më të rëndësishme të PD-së që e përkrahnin Bashën si Grida Duma, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Enkelejd Alibeaj kërkuan dorëheqjen e tij.
Përgjigja e Bashës ishte se do të merrej vendimi më i mirë për të ardhmen e PD-së, dhe se qëllimi është bashkimi i kësaj partie.
Partia Demokratike u nda në dy “pole”, ku një pjesë mbështesnin Berishën, e një pjesë Bashën. Por rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit e luhati mbështetjen ndaj Bashës.
PËRDITËSIM
Kjo është fjala e Lulzim Bashës pas dorëheqjes:
Korrupsionit i është mbivendour një luftë e brendshme. Unë personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do t’i shërbente PD. Sot nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur dhe si ka ndiodhur kush kishte të drejtë e gabim sepse do e qartësojë koha. Përpjekja ime për të mbajtur PD-në të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shumë dekomratë u përballëm me shumë sulme dhe si rezultat Pd sot po përjeton një krizë të thellë.
Kam vendosur të hedh një hap pas. Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale po një nxitje më shumë që PD ta bëjmë të gjithë bashkë. Dua t’i them kujtdo që Pd duhet të shohë drejt të ardhmen që jam dhe do jem i angazhuar krah jush.
Nuk do të lodhem kurrë për të shprehur mirënjohjen dhe me vendosshmëri të bëjmë gjithçka. Kjo do të thotë se kjo do të vazhdoj pa reshtur e pa lëkundur duke u përpjekur me mish e me shpirt për ringritjen e PD.
Jam i bindur se ka nevojë të nisë sa më parë një analizë për bashkim parimor dhe ripërtëritje. Një proces i lirë nga baza i të gjithë lidershipit.
Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm.
Ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize dhe përbashkimi parimor më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD.
Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm, nga fushatat dhe gjuha denigruese, nga e cila dëmtohet PD dhe Shqipëria dhe përfiton vetëm Edi Rama dhe klika e tij.