Lodhet Vetëvendosja, bën videoklip me pretendime të çuditshme - NACIONALE

Lodhet Vetëvendosja, bën videoklip me pretendime të çuditshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Duket se Vetëvendosje është lodhur... ose thjesht rehatuar në pushtet. Videoja e fundit shpreh qëndrime të paqëndrueshme, derisa nuk arrin t’i mbështes ato.

Në këtë video të titulluar “Çka ka, çka s’ka këto dy vjet?”, - që besohet se lexohet nga këshilltari i Albulena Haxhiut - partia në pushtet provon t’i mësojë qytetarët e vendit se çka të mendojnë për Qeverinë Kurti II.

Dhe... gjërat që ofrohen si lëndë për mendim janë me të vërtetë shqetësuese dhe joserioze. Kjo parti politike etiketon përsëri si “oligarkë vëllezërit afaristë Devolli derisa përsëri e etiketon Rrahman Jasharajn si sindikalist politik”.

Ata përmendim edhe vjedhjet e 2.1 milionë eurove gjatë Qeverisë Hoti, për të cilën tashmë ka një verdikt gjyqësor.

Por, përmendin edhe gjëra të tjera.

“Nuk ka më punësime familjare e partiake në borde të ndërmarrjeve publike.” – është shprehur Vetëvendosje në këtë video.

Megjithatë, e vërteta – siç tashmë është dëshmuar me dhjetëra raportime – qëndron ndryshe. Punësime familjare e partiake ka pasur nga të afërm të Qeverisë Kurti II vazhdimisht, e madje jo vetëm në borde të ndërmarrjeve publike.

Një tjetër pretendim i çuditshëm është edhe ai për Listën Serbe.

“Nuk ka më fuqi Lista Serbe për të kushtëzuar Qeverinë,” – thuhet aty. Por, jo më larg se para një muaji, pushteti i drejtuar nga Kurti e Osmani u detyrua që të tërhiqej nga zgjedhjet e 17 dhjetorit në katër komunat me shumicë serbe.

E po ashtu, problematik ishte edhe lirimi në arrest shtëpiak i ish-zyrtarit policor Dejan Pantiq që akuzohej për terrorizëm.

E po ashtu, edhe marrëveshja ende e pazbatuar për energjinë, ajo për targat ilegale e për letërnjoftimet që lëshohen në Rashkë.

Por, pretendimet arbitrare të saj vazhdojnë përgjatë videos që zgjat një minutë e katërdhjetë sekonda.

“Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika.” – është një prej këtyre pretendimeve.

Vetëvendosje është kritikuar vazhdimisht se po ndërton diskurs opozitar përkundër që ka marrë tash e më shumë se një vit e gjysmë pushtetin qendror.

Ajo që bie në sy në këtë video, megjithatë, është një 'lodhje' në formulimin e këtyre fjalive që duken të mangëta dhe jokreative.

Lajme të ngjashme