Lladrovci i thotë “po” një koalicioni PDK – VV: Nëse na e jep kryeministrin, pse nuk duhet me hy? - NACIONALE

Lladrovci i thotë “po” një koalicioni PDK – VV: Nëse na e jep kryeministrin, pse nuk duhet me hy?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shprehur pro një koalicioni të PDK-së me VV-në.

Ai ka thënë se nëse VV-ja ia jep PDK-së postin e kryeministrit, atëherë PDK-ja duhet të hyj në koalicion qeverisës me VV-në.

Në emision “Debat Plus”, Lladrovci ka theksuar e me Bedri Hamzën kryeministër PDK-ja nuk duhet t`i frikësohet një koalicioni të tillë.

A duhet me hi? Nëse na jep kryeministrin me e udhëheq Qeverinë, pse nuk duhet me hy? Me Bedri Hamzën kryeministër, kush ka thënë që nuk duhet me hi?”, është shprehur Lladrovci.

Sipas tij, një koalicion i tillë do të mund t`i zgjidhte disa çështje të rëndësishme.

Na edhe VV-ja e zgjedhim e presidentin. Duhet me u marrë vesh për disa pika”, ka thënë Lladrovoci, duke e përmendur edhe procesin gjyqësor në Hagë që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ky qëndrim i Lladrovcit është në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të PDK-së, i cili e përjashton çfarëdo bashkëpunimi me VV-në.

Lajme të ngjashme