Lista Serbe në takim me Lajçak i tregojnë “parakushtet” për normalizimin e marrëdhënieve - NACIONALE

Lista Serbe në takim me Lajçak i tregojnë “parakushtet” për normalizimin e marrëdhënieve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbisë, Miroslav Lajçak pas takimit me krerët e opozitës, është takuar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Gjatë këtij takimi Lista Serbe i ka treguar “parakushtet” për normalizimin e marrëdhënieve.

Formimi i ZSO-së, (Bashkësia e Komunave Serbe), siguria, mbrojtja e të drejtave kolektive dhe individuale të popullit serb janë parakusht për normalizimin e marrëdhënieve.” - thuhet në njoftimin e Listës Serbe, raporton Kossev.

Në takim me Lajçak, nga Lista Serbe kanë marrë pjesë kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, nënkryetari Igor Simiq dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.

Lajme të ngjashme