Lirimi Smakajt, Fazliut dhe Shalës, Hamza: Ky gëzim nuk është i plotë pa lirimin e ish-krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Lirimi Smakajt, Fazliut dhe Shalës, Hamza: Ky gëzim nuk është i plotë pa lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mirëpritur lajmin për lirimi me kusht të i Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës.

Ai ka bërë me dije se gëzimi i lirimit të tyre nuk është i plotë pa lirimin edhe të ish-krerëve të UÇK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare.

“Më në fund erdhi një lajm i mirë. Lirimi me kusht i Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës është një lajm i gëzueshëm për familjet e tyre dhe për të gjithë ne që besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë. Megjithatë, ky gëzim nuk është i plotë, as për ta e as për ne. Në Hagë po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarë të tjerë. Dhe përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia mbetet e mangët. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit tonë”, ka shkruar Hamza.

Lajme të ngjashme