Lirimi i tre policëve që u kidnapuan nga Serbia, familjarët: Nuk e kemi pritur - NACIONALE

Lirimi i tre policëve që u kidnapuan nga Serbia, familjarët: Nuk e kemi pritur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë deklaruar familjarët e tre policëve kosovarë të cilët u liruan nga Serbia pasi ishin kidnapuar ditë më parë nga policia serbe në brezin kufitar në veri.

Ata për Syri.net kanë thënë se nuk e kanë pritur lirimin e tyre.

Bashkëshortja e Rifat Zeka ka thënë nuk e kishte pritur lirimin e burrit të saj.

Jo as që e kemi pritë që kanë m’i liru.” – ka thënë ajo.

Ndërkohë, djali i policit, Beqir Sefa, ka folur për lirimin e babait të tij.

Jemi duke i plotësuar dokumentacionet e kërkuara nga Serbia për lirim dhe po sot po ua konfirmojë juve që do të vijnë në Kosovë.” – ka thënë ai.

Kujtojmë se Gjykata serbe në Kralevë ka liruar tre policët që ishin kidnapuar më 14 qershor.

Për lrimin e tyre kanë reaguar udhëheqësit e vendit, të cilët kanë mirëpritur lirimin e tyre, por kanë kërkuar që ndërkombëtarët ta dënojnë Serbinë për këtë akt.

Lajme të ngjashme