Lëshimi pe i Kurtit për Ligjin për të Huajt, ShBA mirëpret “zgjidhjen e pranueshme nga të dyja palët” - NACIONALE

Lëshimi pe i Kurtit për Ligjin për të Huajt, ShBA mirëpret “zgjidhjen e pranueshme nga të dyja palët”

3 javë më parë

nga NACIONALE

  • “Ne përgëzojmë angazhimin e palëve në këtë çështje për të arritur një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palë.”

Pas takimit në Washington mes Peter Sorensen dhe Brendan Hanrahan, u theksua koordinimi mes BE-së dhe SHBA-së për dialogun.

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për paqen”, tha një zëdhënës i DASH për Gazetën Express.

Ai shtoi se Dialogu i Brukselit mbetet platforma kryesore për përparim ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen për Ligjin për të Huajt”, deklaroi më tej zëdhënësi.

Sipas tij, angazhimi i palëve për zgjidhje të përbashkëta është hap pozitiv.

Lajme të ngjashme