Lekaj e uron Gjinin për mandantin e ri: Gjakova vazhdon fuqishëm edhe një mandat me Aleancën
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, e ka uruar kryetarin e Gjakovës, Ardin Gjini, për mandatin e ri.
Ai ka vlerësuar se Gjakova vazhdon fuqishëm edhe një mandat me Aleancën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai iu ka uruar sukses gjithë asamblistëve
“Përshëndetje nga seanca inauguruese e Kuvendit Komunal në Gjakovë me një selfie me kryetarin Gjini. Gjakova vazhdon fuqishëm edhe një mandat me Aleancën. Urime kryetarit Ardian Gjini dhe gjithë ekipit. Suksese të gjithë asamblistëve që do të jenë zëri i qytetarëve të Gjakovës në Kuvendin Komunal. Ju priftë e mbara!”, ka shkruar ai.