LDK i kërkon kryeministrit Kurti të raportojë për kidnapimin e policëve dhe marrëdhëniet me ShBA-në e BE-në
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në emër të kësaj partie, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë para Kuvendit të Kosovës pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë në veri, si dhe për marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gashi para deputetëve, ka thënë se janë të gatshëm që edhe përmes Kuvendit të Kosovës, të marrin veprime dhe masa të nevojshme.
“Të kërkojë raportim për situatën dhe gjendjen e zyrtarëve policorë me aq s aka informacion, për arsyeshmërinë e masave dhe veprimeve. Po ashtu, jemi të gatshëm për të marrë veprime dhe masa të nevojshme për situatën.” – tha ai.
Ndër të tjera, ai ka thënë se kryeministri duhet të raportojë edhe për marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
"Si pjesë e dytë e raportimit të Kurtit para Kuvendit, kërkojmë që kryeministri t’i raportojë Kuvendi në lidhje me raportet me ShBA-të dhe vendet e BE-së, kemi parë qëndrimet zyrtare të ShbA-së dhe përfaqësuesit të BE-së."
“Na duhet informim lidhur me raportet e Qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, na duhet seriozitet dhe menquri në qasje, na duhet mature në veprim, dhe mbi të gjitha na duhet pjekuri e kryeministrit të Kosovës. Vjen një situatë tjetër si kjo e sotmja, në më pak se një javë, kryeministri detyrohet që të kërkojë korodinim ndërkombëtar. Prandaj duhet të jemi serioz, duhet të jemi të përgjegjshëm, të bëjmë veprime të matura si institucione të Republikës së Kosovës.” – u shpreh ai.