Lajçak vjen në Kosovë: Me mëngjes fillon takimi me kryeministrin Kurti - NACIONALE

Lajçak vjen në Kosovë: Me mëngjes fillon takimi me kryeministrin Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Prishtinë/

Ai qysh në mëngjes e ka filluar takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli, ka realizuar pamjet teksa Lajçak po hynte në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas asaj që është parë në terren, Lajçak ka arritur në qeveri para kryeministrit Kurti. Kjo pasi pritja për emisarin e BE-së ishte caktuar në orën 07:30 të mëngjesit.

E Lajçak ka arritur saktësisht rreth orës 07:20.

Temë kryesore e takimit pritet të jetë përgatitja e hapave të ardhshëm për dialogun, e sidomos zhvillimet lidhur me modelet për Asociacionin.

Lajçaku do të qëndrojë sot në Prishtinë, ndërkaq një ditë më vonë do të vizitojë Beogradin.

Në takimet në Prishtinë dhe Beograd, Lajçaku pritet gjithashtu të takohet me kryenegociatorët e dy shteteve në dialog, përkatësisht me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Më 2 maj, në Bruksel është mbajtur rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

No description available.

Draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të prezantuar nga Ekipi Menaxhues, emisari Lajçak e quajti “pikënisje të rëndësishme për diskutimet në vijim në nivelin e kryenegociatorëve,”

Deklarata në fjalë kishte prodhuar një reagim të ashpër nga kryekuvendari Glauk Konjufca, që i kishte thënë këto fjalë:

““Nëse ky proces e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës, minimit të themeleve të shtetit tonë, atëherë mund të themi ne mirupafshim, se nuk ka interes këtu.”

Kjo nxiti shumë aktivistë e deputetë të Vetëvendosjes që të shpërndanin e zgjatonin këto fjalë në kundërshtim të Lajçakut.

Por, përplasja në lidhje me ekipin menaxhues kishte nisur edhe më herët.

Në takimin e 2 majit në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes serbe Aleksandër Vuçiq u prezantua edhe draft-statuti i Asociacionit nga ekipi menaxhues.

Menjëherë më pas, Qeveria Kurti vendosi që të largonte nga detyra anëtarët e këtij ekipi. Por, kjo prodhoi një ‘piskamë’ të fortë nga BE-ja, që përmes zëdhënësit Peter Stano i tha edhe këto fjalë të ashpra:

“...vendimi për shpërndarjen e ekipit menaxhues shkel germën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut. Çdo vendim në lidhje me ekipin menaxhues duhet të miratohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja,”

Kryeministri Kurti e ka propozuar një draft-vizion, por për të cilin nuk kishin marrë vlerësim fare nga ana e ndërmjetësve.

Kosovës gjatë ditës së djeshme iu kërkua edhe nga ana e ambasadorit britanik që të propozonte formalisht një draft-statut. Ai njoftoi edhe për vizita të rëndësishme gjatë kësaj jave.

No description available.

Lajme të ngjashme