Lajçak: Propozimi evropian nuk diskutohet, presim që Kurti dhe Vuçiq ta pranojnë publikisht planin - NACIONALE

Lajçak: Propozimi evropian nuk diskutohet, presim që Kurti dhe Vuçiq ta pranojnë publikisht planin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të hënën e 27 shkurtit mbahet takimi mes kryeministrit Albin Kurti Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Këtij takimi për herë të parë do t’i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një intervistë për RTK-në emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se Propozimi evropian nuk negociohet dhe pret që presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.

Sipas Lajçakut, plani në vete është “lëre ose merre”.

“Presim që ata (Kurti dhe Vuçiq” që zyrtarisht dhe publikisht të deklarohen se e pranojnë planin. Duhet të jetë më shumë se një pranim gojor”, - tha Lajçak.

Kujtojmë se Kurti ka deklaruar se e pranon propozimin evropian, të njohur si propozimi franko-gjerman, si një bazë të mirë për t’i diskutuar mosmarrëveshjet me Serbinë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Lajme të ngjashme