Lajçak: Raporti për masat do të diskutohet nesër, folëm për Marrëveshjen Bazike dhe Planin e Rritjes - NACIONALE

Lajçak: Raporti për masat do të diskutohet nesër, folëm për Marrëveshjen Bazike dhe Planin e Rritjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi Special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar për vizitë të martën në Kosovë. Ai është takuar zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Kosovës, Besnik Bislimi. Lajçak ka folur për medie pas këtij takim, duke thënë se është diskutuar për përshpejtimin e Marrëveshjes Bazike si dhe për Planin e Rritjes të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai ka folur edhe për masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

I dërguar i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pas takimi me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi ka thënë se në këtë takim janë diskutuar dy çështje.

Marrëveshja Bazike dhe Plani i Rritjes, kanë qenë temat kryesore të këtij takimi.

Çështja e dytë që e diskutuam ishte Plani i Rritjes, që është një instrument i ri financiar i BE-së që po ofrohet me 6 miliardë euro investime”. – ka thënë ai.

Ai ka thënë se për të arritur të përfitohet nga ky fond, duhet që palët të jenë konstruktive.

Por, për Kosovën e Serbinë ky disbursim i fondeve është i kushtëzuar me angazhimin konstruktiv në dialog dhe këtu jam unë ai që duhet të bëjë këtë vlerësim për konstruktivitetin. Mu për këtë kemi diskutuar se si të arrijmë te vlerësimi pozitiv.” – ka thënë ai.

Ai nuk ka treguar nëse do të largohen masat ndaj Kosovës, por ka thënë se të nesër kur prezentohen raporti i kryediplomatit të BE-së, Josep Borell, do të kuptohen nëse i janë larguar masat ndëshkuese Kosovës.

Për aq sa di unë, ky raport do të diskutohet nesër në Komitetin për Politikë dhe Siguri dhe kjo varet nga rezultati i diskutimit.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se qëndrimi i tij ka qenë i ditur qysh në muajin shtator, kur ka kërkuar që masat të largohen.

E kam bërë të qartë qëndrimin tim për sa i përket masave, që në shtator, kur kam rekomanduar që këto të hiqen. Por siç e thashë, nuk jam pjesë e këtij procesi, ky është vendim i shteteve anëtare. Qëndrimi im personal është që ato duhet të hiqen.” – ka thënë ai.

Po ashtu, Lajçak është pyetur se pse nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti nuk është brenda vendit, për këtë s’kemi pasur takim.” – është përgjigur ai.

Ndërsa, Lajçak ka bërë të ditur se i është kërkuar që në detyrën e emisarit të qëndrojë deri në janar.

Më është kërkuar që të qëndroj deri në janar.” – ka thënë ai.

Gjatë qëndrimit të tij, Lajçak ka takuar edhe komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Në takim është folur edhe për çështjen e hapjen e Urës së Ibrit.

“Ata përsëritën përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin në dobi të sigurisë në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal. Gjithashtu rikonfirmuan se çdo vendim në lidhje me urën e Mitrovicës duhet të merret brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin NATO e mbështet, përfshirë përmes përpjekjeve të KFOR-it. Kjo është kyçe për sigurinë e të gjitha komuniteteve. KFOR-i mban prani fikse në urën e Mitrovicës dhe kryen patrullime në zonat përreth” - thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Ndryshe, raporti i kryediplomatit të BE-së, Josep Borell për masat ndëshkuese i është dorëzuar shteteve anëtare.

Pas diskutimeve për këtë raport, do të vendoset nëse do të largohen masat ndaj Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar në vazhdimësi që të largohen masat të cilat i ka quajtur të padrejta, të cilat i kanë shkaktuar humbje milionëshe vendit.

Lajme të ngjashme