Katër ditë matanë oqeanit: Çka bëri Lajçaku në Amerikë dhe me kë u takua? - NACIONALE

Katër ditë matanë oqeanit: Çka bëri Lajçaku në Amerikë dhe me kë u takua?

3 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

I dërguari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që katër ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Arsyeja e vizitës dihet. Ai ka shkuar në Amerikë për të folur me partnerët amerikanë për situatën në veri të vendit dhe për t’i njoftuar ata më shumë për gjendjen e tensionuar në veri. Çka dihet dhe kë e takoi deri më tani Lajçaku në ShBA?

Teksa në Kosovë zyrtarët e lartë të shtetit po vazhdojnë të akuzojnë Lajçakun, ai nuk po ndalet dhe po vazhdon informimin e amerikanëve për situatën në veri të vendit dhe po dëgjon propozimet e tyre për të shtensionuar gjendjen në veri.

Do të shkoj në Uashington DC më pas me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm.” – ka thënë Lajçak më 18 qershor kur mori rrugën matanë oqeanit.

Lajçak për katër ditë ka takuar zyrtarët më të lartë të Amerikë. I pashmangshëm ka qenë takimi me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esobar.

Lajçaku bashkë me Escobar patë një diskutim publikë për Kosovë. Të dy njëzëri, kërkuan që situata të shtensionohet menjëherë ose në të kundërtën siç paralajëmruan atë “mund të ketë konflikt rajonal”.

Më tej, i pari i BE-së për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, Lajçak u takua edhe me nënsekretarin amerikan të Shtetit Derek Chollet.

Sigurisht se pikë kryesore e bisedës ishte shtensionimi i situatës në Kosovë.

Takim shumë i mirë me Përfaqësuesin Special të BE-së, Mirosllav Llajçakun rreth përkushtimit të përbashkët për ta depërshkallëzuar situatën në Kosovë dhe Serbi dhe në mbështetje të rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit të BE.” – u shpreh Chollet në Twitter.

Tutje, Lajçaku ka takuar edhe nënsekretaren për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit Amerikan, Victoria Nuland.

Lajçak theksoi se me nënsektretare Nuland janë pajtuar për de-përshkallëzimin e situatës dhe kthimin në dialog.

Kisha një bisedë shumë të mirë me Nënsekretaren Victoria Nuland. Ndamë vlerësimin e njëjtë për krizën në Kosovë dhe zgjidhjen e saj. U pajtuam mbi rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e lehtësuar nga BE.” – ka shkruar Lajçak në Twitter.

Edhe Nuland ka kërkuar që të ulen tensionet dhe të fillojë zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit.” – ka shkruar Nuland pas takimit me Lajçakun.

Gjithashtu, emisari Lajçak ka njoftuar se është takuar me dy senatorët amerikan, Chris Murphy dhe Chris Van Hollen.

Po ashtu, Lajçak është takuar edhe me Nënsekretaren e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary DiCarlo.

Tutje, Lajçaku është takua edhe me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste Wallander.

Krejt këto takime diskutim kryesor ka qenë situata mes Kosovës dhe Serbisë, e se çka do të prodhojë vizita e Lajçaku në ShBA mbetet të shihet ditëve në vazhdim.

Në anë tjetër, Bashkimi Evropian, më saktësisht kryediplomati i BE-së, Josep Borell, ka bërë të ditur se ka ftuar në një takim urgjent, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dy liderët kanë konfirmuar se do të shkojnë në Bruksel, por nuk kanë bërë të ditur nëse do të takohen me njëri-tjetrin apo veç me Borellin.

Krejt këto takime e krejt kjo situatë është krijuar pas tensionve në veri të vendit, pas daljes në punë të kryetarëve të rinj shqiptarë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqipatër ndërsa tensionet janë rritur edhe më shumë pasi Serbia me anë të policisë së saj ka kidnapuar tre zyrtarë policorë të Kosovës në brenzin kufitar në veri të vendit.

Lajme të ngjashme