Chollet takon Llajçakun, përmend tensionet mes Kosovës dhe Serbisë
Mirosllav Llajçaku i BE-së ka marrë rrugë për në ShBA, dhe ky mund të mos jetë një lajm shumë i mirë për Kosovën marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi. Ai së fundi ka bërë edhe një vizitë shumë të rëndësishme me Nënsekretarin Derek Chollet.
Ishte vetë sekretari Chollet ai që informoi përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter për takimin me emisarin Llajçak.
Këtë takim e quajti “shumë të mirë” derisa përmendi edhe situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.
“Takim shumë i mirë me Përfaqësuesin Special të BE-së, Mirosllav Llajçakun rreth përkushtimit të përbashkët për ta depërshkallëzuar situatën në Kosovë dhe Serbi dhe në mbështetje të rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit të BE.” – u shpreh z. Chollet.
Postimi i plotë:
Great meeting with EU Special Representative @MiroslavLajcak about shared commitment to deescalating the situation in Kosovo and Serbia and supporting the Western Balkans’ path toward EU integration. pic.twitter.com/qzA1HEdaF7
— Derek Chollet (@CounselorDOS) June 22, 2023