Nënsekretarja Nuland kërkon uljen e tensioneve në veri
Nënsekretarja për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit Amerikan, Victoria Nuland, ka kërkuar uljen e tensioneve në veri.
Pas takimit që ka pasur dje me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, diplomatja amerikane ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia fillimin e zbatimit të marrëveshjes se Ohrit.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se mbështet planin e BE-së për deeskalimin e krizës.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit”, ka shkruar Nuland.
Pleased to welcome old friend EUSR @MiroslavLajcak. We urge Kosovo and Serbia to de-escalate tensions immediately and begin implementing Ohrid commitments. We continue to support the EU three-point plan as the best way to resolve the crisis. pic.twitter.com/ZT4pnaEYYd
— Under Secretary Victoria Nuland (@UnderSecStateP) June 21, 2023
Dje, edhe Lajçak ka treguar për pajtimet që ka pasur me diplomaten amerikane.
“Kisha një bisedë shumë të mirë me Nënsekretaren Victoria Nuland. Ndamë vlerësimin e njëjtë për krizën në Kosovë dhe zgjidhjen e saj. U pajtuam mbi rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e lehtësuar nga BE.”, ka shkruar Lajçak në “Twitter”.