Kush është Hazbi Sekiraqa? - I shumëkërkuari që u arrestua sonte në Ferizaj - NACIONALE

Kush është Hazbi Sekiraqa? - I shumëkërkuari që u arrestua sonte në Ferizaj

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pak çaste më parë, Gazeta Nacionale raportoi për një të arrestuar, i cili tash e një kohë ishte në kërkim të policisë.

Ai u vu nën pranga pas një kohe të gjatë arratie, teksa kujtojmë se kjo nuk është hera e parë, e besa as arsyeja e njëjtë.

Thuhet se i njëjti është kapur nga një njësit i policisë në Ferizaj, përcjell Gazeta Nacionale.

Bëhet fjalë për Hazbi Sekiraqën, që sipas Sinjalit u kap nga njësitet adekuate gjatë një kontrolle rutinore, brenda një taksie.

Por, kush është Hazbi Sekiraqa?

Bëhet fjalë për një 35-vjeçar, që edhe në të kaluarën ka qenë nën ombrellën e organeve, teksa para gjashtë vjetësh ishte arrestuar për rrahje ndaj një gruaje.

Atëbotë, raporti i policisë thoshte:

“Pas tri javësh punë hetimore, hetuesit e stacionit Qendra kanë organizuar një operacion policor, në rrugën “Shaip Spahija”në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar H. S, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.

Të njëjtit, gjashtë vite më parë, gjatë operacionit i ishin sekuestruar: një revole e llojit Ekol Special - 9mm, me një karikator dhe 5 fishek, një revole e llojit Cekos –6.35 mm, me një karikator dhe 5 fishek, një thikë ushtarake, dy thika te vogla, katër qese të dyshuara (marihuanë), ½ cigare e dyshuar (marihuanë), një paketim rizlle, një iPad i dëmtuar, një orë dore, katër telefona Nokia, një Iphone, 4 etj.

Ai tashmë është dërguar në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Atje pritet të vuajë dënimin prej 1 vjet e 10 muaj burg, teksa pritet t'i numërohet edhe koha e kaluar në paraburgim, që prek datat: 26 mars 2019 - 5 maj 2021.

/Nacionale/

Lajme të ngjashme